Naftetaret arrijne marreveshjen - News, Lajme - Vizion Plus

  • 3 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Është shoqëruar me tension dhe përplasje, protesta e naftëtarëve të Ballshit. Ata u mblodhën para rafinerisë ndërsa kërkuan pagat e prapambetura dhe firmosjen e kontratave të reja të punës. Por ndonëse protesta u paraqit e qetë si fillim, ajo agravoi në momentin që në rafienri erdhën drejtuesit e kompanisë, të cilët kërkuan që punonjësit të firmosnin kontrata individuale. Ky propozim u kundërshtua nga naftëtarët, të cilët thyen me forcë kordonin e policisë. Ata u përpoqen të hynin në rafineri por pas disa minutash përplasje, situata u qetësua pasi palët arritën një marrëveshje. SOKOL DAUTAJ KREU I SINDIKATES SE NAFTETAREVE Kontratat pritet të firmosen të gjitha deri ditën e hënë, ditë kjo kur dhe do të fillojë puna në uzinë, ndërsa të gjithë naftëtarëve u është premtuar shlyerja e një page javën që vjen. Në uzinën e ballshit, punojnë rreth 850 punonjës.

Recommended