Naftëtarët paralajmërojnë grevë - News, Lajme - Vizion Plus
  • 3 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas protestës së zhvilluar një javë më parë në Tiranë para Ministrisë së Infrastrukturës, naftëtarët e Ballshit kanë paralajmëruar grevë urie.Vendimi erdhi si rrjedhojë e mungesës së një përgjigjeje nga ana e autoriteteve shtetërore, por edhe kompanisë private në lidhje me çështjen e pagave të prapambetura.Naftëtarët akuzuan kompaninë se i mashtroi dhe se nuk e mbajti premtimin pavarësisht nënshkrimit të kontratave individuale më të gjithë punonjësit.Në rafinerinë e Ballshit punojnë rreth 850 vetë, ndërkohë që kjo pritet të jetë greva e dytë e naftëtarëve brenda pak kohëve.
Recommended