Pedagogët paralajmërojnë grevë - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Edhe kjo e premte i gjeti auditoret e fakulteteve pjesërisht bosh, pasi ka ende studente qe vazhdojne bojkotin.Te tjeret vijojne normalisht mesimin.Ne fakultetin e Historise dhe Filologjise u zhvillua nje mbledhje me te gjithe pedagoget dhe u vendos qe diten e hene tezhvillohet nje greve.Pedagoget kerkojne rrezimin e Ligjit te Arsimit te Larte.Nderkohe studentet jane te ndare mes bojkotit dhe vijimit te mesimit.E njejte eshte situata edhe ne fakultetin Ekonomik.Protesta vazhdon, por ka edhe studente qe kane hyre ne mesim. Te rinjte i kane derguar nje liste me disa pika dekanit dhe presin zgjidhje prej tij.Grupe studentësh të universitetit të Korçës dhe Durrësit i jane bashkuar  protestës ne kryeqytet duke bllokuar auditoret e universiteteve.Por një pjesë e mirë e studentëve te të gjitha fakulteteve kanë vijuar normalisht mësimin duke u shprehur se nuk janë kundër protestës por nuk mund të humbasin vitin akademik për shkak të mungesave:Dekani i Fakultetit të Bujqësisë Gjergji Mero shprehet se Senati Akademik mori vendim për zëvendësimin e orëve që nuk janë realizuar.Protesta ka nisur prej 5 Dhjetorit të vitit të kaluar. Ajo është ndërprerë për shkak të festave të fundvitit nderkohe qe prej 7 janarit ka nisur ngujimi ne mjediset e fakulteteve.
Recommended