Shkup, debat për Marrëveshjen e Prespës - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Vijon sot në Shkup faza e dytë e debatit në Komisionin Parlamentar për çështjet kushtetuese për marrëveshjen e Prespës.Shqyrtimi filloi dy ditë më parë, por qëndrimet e shumicës dhe opozitës nuk u ndryshuan.Qeveria e Zoran Zaev i konsideron ndryshimet kushtetuese si një shans të pakthyeshëm për integrimin, ndërsa sipas VMRO, procesi është jokushtetues.Kryeministri Zaev ka apeluar të tejkalohen paragjykimet partiake dhe politike dhe të bëhet kujdes me të ardhmen e shtetit. Ndërkohë, pas përfundimit të debatit të sotëm, pritet qe çështja të kaloje ne seance parlamentare ditën e hënë.Nëse nuk do të arrihet shumica prej dy të tretash për ndryshimet kushtetuese për Marrëveshjen e Prespës, do të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare.Marrëveshja me Greqinë qartë parashikon zbatimin e ndryshimeve kushtetuese deri në fund të vitit 2018.
Recommended