Top News - Daçiç sulmon Ramën: Ndërhyri ai në Malin e Zi, jo ne!

  • 4 years ago
Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç deklaroi se as Serbia dhe as presidenti i saj Aleksandar Vuçiç nuk kanë ndërhyrë asnjëherë në çështjet e brendshme të Malit të Zi.


Ashtu si kryeministrja Ana Brnabiç, edhe Daçiç iu referua një deklarate të presidentit malazez Milo Gjukanoviç sipas të cilit Vuçiç dhe politika e tanishme e Beogradit ?treguan qëllime shumë problematike? ndaj Podgoricës dhe se që nga miratimi i Ligjit për Liritë e Fetare në muajin dhjetor, ka pasur agresion të fortë mediatik dhe politik nga Serbia.

? Nuk i bëri Vuçiç thirrje qytetarëve malazezë të dalin e të votojnë, këtë e bëri kryeministri shqiptar Edi Rama dhe të tjerë, e kjo për Gjukanoviç, nuk është ndërhyrje në punët e brendshme?, tha shefi i diplomacisë serbe.

Daçiç theksoi se Serbia nuk është e interesuar për pushtetin në Malin e Zi, por vetëm për të drejtat dhe liritë e pakicës serbe, që përbën rreth 29% të popullatës atje, si dhe për pozicionin e Kishës Ortdokse serbe ? pronat e së cilës, sipas tij, u shënjestruan nga autoritetet malazeze. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve I shpalli në 30 gusht rezultatet paraprake të zgjedhjeve të përgjithshme, të cilit treguan se tre koalicionet e opozitës pro-serbe dhe pro-ruse fituan më shumë se gjysmën e vendeve në përbërjen e ardhshme të parlamentit malazez.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#IvicaDaçiç#EdiRama#TopChannel

Recommended