Starton ne Gjirokaster Festfolk 2000 (20 Shtator 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Sot pasdite në orën 16:00, fillon Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës. kjo veprimtari e quajtur Festfolk 2000, do të përfshijë për herë të parë gjithë trevat shqiptare jashtë kufirit shtetëror. Do të jetë një përfshirje e folklorit shqiptar të Kosovës, Maqedonisë, Çamërisë dhe Malit të Zi. Ndërsa grupet nga diaspora do të përshëndesin jashtë konkurimit gjatë katër netëve.
Veprimtaria do të zhvillohet në mjediset e hapura të kalasë, por nëse prishet koha, mund të zhvendosen menjëherë në Kinoteatrin e qytetit. Për të siguruar rendin dhe qetësinë në Gjirokastër kanë ardhur dhe forca speciale të Ministrisë së Rendit dhe ato të Dragotit. Në orën 16:00, 300 festivalistët e parë do të mbërrijnë në Virua dhe pastaj do të parakalojnë me kostume popullore. Në orën 18:00 fillon ceremonia zyrtare.
Presidenti i Festfolk, ministri i Kulturës Edi Rama dhe kryetari i bashkisë së Gjirokastrës Ylli Asllani do të mbajnë fjalën e hapjes./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended