Limpreht dhe Poçi në Gjirokastër - (18 Mars 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Ambasadori amerikan Josef Limpreht dhe ministri i Rendit Spartak Poçi zbritën sot në Gjirokastër. Vizita e Limprehtit në Gjirokastër vjen pas 4 vjetësh kun ë këtë qytet ishte paradhësja e tij Mariza Lino. Takimin e parë diplomati amerikanë dhe ministri Poçi e patën në prefekturë me prefektin Sotiraq Mantho. Biznesi tha Limpreht është jetik për zhvillimin e jugut.

Më pas edhe për gazetarët Limpreht është shprehur se ka besim tek qeveria dhe veçanërisht tek ministri Poçi në luftën kundër krimit. Në Tiranë tha Poçi po zhvillohen takime me përfaqësues të Shteteve të Bashkuara, komunitetit europian dhe qeverisë shqiptare në lidhje me paktin e stabilitetit. Edhe në takimet e tjera si me kryebashkiakun Asllani, Limpreht u shpreh për rëndësinë që Shqipëria duhet të luaj në marrëdhëniet ndërkufitare në rajon. Kjo deklaratë bëhet vetëm pak kilometër larg kufirit me greqinë, e përfolur kohët e fundit për rolin e saj në korridorin 8.

Limpreht dhe Poçi kanë vazhduar vizitën e tyre në firmën tregtare Harrilena, ku u njohën me aktivitetin e saj dhe inkurajuan drejtuesit e firmës për zhvillimin e biznesit në vendet fqinj. Nga ana e tij ministri i Rendit Spartak Poçi garantoi mbështetjen e qeverisë për forcimin e rendit për zhvillimin e biznesit privat.

Pas vizitave zyrtare Limpreht dhe Poçi kanë vizituar kalanë shekullore të Gjirokastrës. Edhe këtu ambasadori i njohur amerikan ka shpreur konsideratën e tij të lartë për historinë tonë dhe vlerat e popullit të Gjirokastrës në veçanti por edhe për gjithë shqiptarët./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj

Recommended