Spartak Poçi dekoron shefin e krimeve Berat - (3 Mars 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Medalje e Artë e Shqiponjës i jepet shefit të krimeve të Beratit, Bashkim Ymeraj. Dhënia e kësaj dekorate ka zbritur ministrin e Rendit Spartak Poçi dhe ministrin e Pushtetit Lokal Bashkim Fino, në qytetin muze Berat. Motivacioni, një muaj më parë Ymeraj shpëton nga vdekja bamorët e një pallati, në të cilin ishin vendosur 2kg tritol. Vetë presidenti Mejdani ka firmosur propozimin e bërë nga ana e drejtorisë së policisë një javë më parë dhe sot ministry Poçi nuk është mjaftuar me kaq. Ai ka stimuluar 38 vjeçarin Ymeraj me 6 rroga shpërblim, pa harruar dhe 5 policë të tjerë të këtij komisariati, duke dhënë 5 stimuj material.

Ministri Poçi është treguar i prerë, se lufta kundër krimit do të vazhdojë pa kompromis edhe pse në rradhët e policisë kemi humbje./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti

Recommended