Spartak Poçi, tryeza e çarmatimit - (15 Mars 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Kanë kaluar tre vjet nga shpërthimi i depove dhe rrëmbimi i armëve dhe municioneve. U desh shumë pak kohë për të shkatërruar shumë dhe tani koha nuk pret për të mbledhur burimin e krimit, dmth armët në duart e njerëzve. Tryezë pas tryeze për të thurur ligje dhe plane dhe për të grumbulluar armët dhe municionet.

Një nga këto tryeza është mbledhur sot ku vetë ministri i Rendit Publik Spartak Poçi, ka deklaruar se ne vitin 1997 u rrëmbyen 670 mijë armë të kalibrave të ndryshme si dhe 2 miliardë municione. Ndërkohë konfirmoi se janë grumbulluar 100 mijë armë dhe 63 milion municione. Pra deri tani janë grumbulluar vetëm 10% e armëve.

Gjithashtu Poçi ka publikuar edhe fakte tronditëse të gjakmarrjes që është përhapur shumë vitet e fundit, ku si rrjedhojë janë ngujuar 2000 familje në të gjithë shqipërinë. Vetëm në Shkodër tha ministri për një vrasje janë ngujuar 93 persona. Kështu ministri Poçi, zv/kryeministrja Çeço dhe drejtuesit e ministrisë së Mbrojtjes kanë vendosur të ndërtojnë grupe pune në prefektura me specialistë të policisë por edhe me vullnetarë, të cilët do të organizojnë çarmatimin e popullatës. Por duket se ritmet e çarmatimit janë të ngadalta./tvklan.al

Recommended