Projekti "Lidhja me internet" starton ne Qendren Spitalore "Nene Tereza" (24 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva 2000
Në spitalin numër 1 të Qendrës Spitalore Universitare " Nënë Tereza" u bë sot përurimi i projektit "Lidhja me internet". Në mbështetje të programit të shëndetësisë së projektit Soros, u bë e mundur lidhja e qendrës spitalore universitare me rrjetin e jashtëm internet.
"Sepse kjo u jep mundësi atyre të lidhen me sistem medline që përmban praktikisht të gjitha artikujt, botimet, shkrimet shkencore që dalin çdo ditë në shtypin ndërkombëtar mjekësor dhe që nëpërmjet këtij sistemi bëhet fare i mundshëm dhe i lirë aksesi për të marrë këtë informacion për gjithësecilin në mënyrë të barabartë."
Më parë këtu ishte ngritur dhe rrjeti i brendshëm i cili ka 20 poste pune me kompjutera. Lidhja me internet ka avantazhin e saj për shftytëzimin sa më shpejtë të të dhënave, shfrytëzimin e arkivave, burime bibliografike që ofron interneti në fushën e mjekësisë./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/