Italia ndalon kthimin e shqiptarëve/ Udhëtime vetëm për punë ose kurime, më pas 14 ditë në karantinë

  • 4 years ago
Përmes një njoftimi zyrtar, ?Air Albania? bën me dijeni se sa u takon fluturimeve nga Shqipëria drejt Italisë, deri në një njoftim të dytë mund të udhëtojnë vetëm një kategori e caktuar.

Bëhet fjalë për shtetasit italianë, shtetasit shqiptarë me leje qëndrimi, shtetasit e huaj (EU, Schengen, UK, Norvegji, Islandë dhe Zvicra) me pasaportë, shtetasit shqiptarë ose të huaj të pajisur me viza të tipit C dhe D, ose viza për vizita mjekësore dhe shtetasit që udhëtojnë tranzit në Itali, por që duhet të kenë blerë biletën e fluturimit deri në destinacionin final.

Për sa i përket fluturimeve nga Italia drejt Shqipërisë, sipas dekretit të fundit në fuqi të shtetit italian, për shkak të situatës Covid-19, udhëtimet për turizëm nuk lejohen, por vetëm për arsye pune ose për vizita mjekësore.

Për sa i përket karantinës është e detyrueshme, kur të ktheheni në Itali do të duhet të bëni 14 ditë karantinë në banesën tuaj. Për informacione të mëtejshme, Air Albania ju fton të kontaktoni shërbimin ndaj klientit, të cilët janë në dispozicionin tuaj 24/7 në nr e kontaktit: +355 42 24 6000.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Italy#Udhetimet#TopChannel

Recommended