Top News - Shqipëria, sipas modelit Italian/ Regjimi i burgut 41 BIS
  • 3 years ago
Që prej muajit prill e deri më tani, Shqipëria pati disa muaj kohë për të testuar regjimin e ashpër të burgjeve, në të cilin janë më shumë se 200 të burgosur që do i nënshtrohen, por në periudha të ndryshme, pasi nuk ka ende kapacitete.
Shqipëria deri më tani ka testuar vetëm një burg të sigurisë së lartë, në të cilin do të zbatohet ky regjim. Aktualisht ka përfunduar sistemi i kamerave dhe ai telefonik, ndërsa në 1 shtator do të mbërrijnë të parët aty. Ka pasur edhe një trajnim të personelit të burgjeve, me këtë sistem të panjohur më parë për Shqipërisë dhe që e ka marrë si model nga Italia, e cila e ka filluar këtë praktikë në vitin 1992 pas vrasjeve të bujshme nga mafia të Xhovani Falkones dhe Paolo Borselinos.
41 bis është një regjim i veçantë dhe më i rreptë i burgjeve sesa ai normal. Aty janë të destinuar të shkojnë autorët e krimeve më të rënda, veçanërisht krimet që lidhen me krimin e organizuar.
Qëllimi kryesor i këtij institucioni të vuajtjes së dënimit është që t?i ndalojë të burgosurit të marrin informacion nga jashtë, nga ana e organizatave të cilave ata i përkisnin, të japë informacione dhe të përcjellë direktivat për bashkëpunëtorët që janë të lirë jashtë.
41 bis minimizon kontaktet midis të burgosurit dhe njerëzve të jashtëm (me anëtarët e familjes dhe avokatët), si dhe me të burgosurit e tjerë dhe gjithashtu edhe me rojet e burgut. Me pak fjalë, është një gjendje e izolimit total.
I burgosuri monitorohet nga policia e burgut 24 orë në ditë, ndërsa kontaktet me rojet e burgut reduktohen në minimumin e mundshëm. Takimet dhe bisedat me anëtarët e familjes, avokatët dhe çdo kontakt tjetër me pjesën e jashtme janë gjithashtu jashtëzakonisht të kufizuara.
Ligji Ndëshkimor 41 bis përcakton që ky lloj burgu vihet në zbatim për krimet e mëposhtme: për qëllime terrorizmi; organizata kriminale e llojit mafioz; bashkëpunim me organizatat mafioze; skllavëri; prostitucioni i fëmijëve; trafikimi i qenieve njerëzore; blerja ose shitja e skllevërve; dhunë seksuale në grup; rrëmbim me qëllim grabitjen ose zhvatjen; grup kriminal për trafikim të substancave psikotrope ose narkotike.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Regjimi#BIS#TopChannel
Recommended