Top News - Greqia reagimi/ Turqve ua lidh duart ligji ndërkombëtar”!

  • 4 years ago
Greqia i është përgjigjur paralajmërimit turk mbi planet e Athinës për të zgjeruar ujrat territorial të vendit me 12 milje detare. ? Ushtrimi i të drejtave sovrane të Greqisë, nuk është subjekt i ndonjë vetoje turke?, thuhet në një deklaratë të ministrisë së jashtme greke e cila e nxit Turqinë të kuptojë se ashtu si vende të tjera nëpër botë, i ka duart të lidhura nga rregullat e ligjit ndërkombëtar. Zëvendëspresidenti turk, Fuat Oktay tha një ditë më parë se përpjekjet e Athinës për shtrirjen e detit territorial, janë shkas për luftë. Ai theksoi se vendi i tij ?do të mbrojë të drejtat e veta në çdo metër katror në ujërat e Mesdheut Lindor, pavarësisht cmimit që duhet paguar?. Te premten, forcat ajrore turke diktuan gjashtë F16-të grekë ne detin Mesdhe. Ministria turke e mbrojtjes tha se avionët luftarakë të Greqisë u ngritën nga ishulli I Kretës dhe po I afroheshin jugeperëndimit të Qipros, ku Turqia kishte lëshuar një paralajmërim Navtex. F 16-tat turq I kanë larguar në momentin që u mësua se ata I përkisnin, një incident ky që tregon sesa aktual është paralajmërimi I ministrit gjerman Heiko Maas, sipas në të cilit në Mesdhe mjafton dhe një shkëndijë e vogël që të shpërthejë konflikti. Turqia sakaq ka lëshuar një Navtex të ri për stërvitje ushtarake në Mesdheun Li ndor që zgjasin deri në 11 shtator. Mosmarrëveshja e gjatë mes dy vendve anëtare të NATO-s, u rindez pas nënshkrimit të marrëveshjeve rivale në kufijtë e tyre detarë me Libinë dhe Egjiptin, dhe Turqia dërgoi këtë muaj një anije kërkimore në ujërat e kontestuara.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Turkey#Greece#TopChannel