Mexhiti: Në Maqedoni shqiptarët do të drejtojnë me 3 ministri, kanë bindur se dinë të udhëheqin

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Në një intervistë për RTV Ora, gazetari Zekirja Mexhiti tha se në Maqedoninë e Veriut shqiptarët do të udhëheqin me 3 ministri kryesore që nuk i kanë pasur më herë.

Ai u shpreh se Zaev ka qartësuar se posti i zv. kryeministrit që do të mbahet nga një shqiptar, do të ketë më shumë rol teknik dhe administrativ dhe jo vendimmarrës.

Mexhitit shtoi se akoma nuk janë bërë publike detajet e qeverisje së ardhshme që do të udhëheqë Maqedoninë e Veriut.

Zekirja Mexhiti: Përbërja e re qeveritare në Maqedoninë e Veriut do të ketë disa ndryshime. Nga 26 ministri do të ketë vetëm 19 ministri. Ky ndryshim është bërë nga Zaev dhe Ahmeti, pasi kanë dhënë arsyetim se me 2 milionë banorë nuk është e nevojshme kaq shumë ministri. Shqiptarët do të udhëheqin me 3 ministri kryesore që nuk i kanë pasur më herë, Financat, Shoqëria Informatike dhe ajo e Pushtetit Lokal.

Çështja e zv. kryeministrit të parë shqiptar nga BDI u njoftua si një post shumë i rëndësishëm, pasi do të ketë mundësinë e nënshkrimit kur të mungojë Zaev, por rezultoi se nuk është kështu. Zaev tha se nuk është një çështje e ndërlidhjes mes këtyre posteve. Do të jetë më shumë një post teknik dhe administrativ, se sa një zë i fuqishëm apo kompetencë vendimmarrjeje. Edhe më herët shqiptarët kanë pasur në qeveri një zv. kryeministër, por nuk është se kanë pasur një ndikim të madh në qeveri e vendimmarrje. Akoma nuk janë bërë publike detajet e qeverisje së ardhshme.


Për Mexhitin, qysh me zgjedhjen në krye të Kuvendit të Talat Xhaferit është bërë më e lehtë avancimin e shqiptarëve në postet drejtuese në Maqedoni dhe se maqedonasit kanë besim se shqiptarët dinë të udhëheqin.


Për më shumë lexoni në:

https://www.oranews.tv/mexhiti-ne-maqedoni-shqiptaret-do-te-drejtojne-me-3-ministri-kryesore-kane-bindur-se-dine-te-udheheqin/


Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended