Partitë e reja të 2021/ Ja kush do të hyjë në garën për parlamentin e ri
  • 3 years ago
Mozaikut të partive politike në vend në garën elektorale të 2021 pritet ti shtohen disa subjekte të reja politike. Myslym Murrizi, ka vendosur të shpallë në vjeshte partinë e tij bashkë me kolegët e opozitës se re. Nuk ka ende një emër për partine e tij, por profili tashmë është gati.

?Vjeshta do të fillojë me aktivitet të ngjeshur nga Parlamenti, por edhe dalje në terren me hetimin e listave përkatëse të 140 burrave, grave, zonja dhe zotërive. Gjyqtarë, Prokurorë, hetues dhe oficer të sigurimit të shtetit dhe bashkëpunëtorë të tyre nuk do jenë pjesë e kësaj lëvizje. Kjo parti do të ketë rreth saj ish student dhjetori 90, ish kryetar degësh të Partisë Demokratike , demokrat të zhgënjyer dhe antikomunist.? tha Myslym Murrizi.

Por, pse i duhet vendit një parti e re? Myslmym Murrizi është i mendimit se lëvizjet e reja do sjellin garën në vend, ndërsa paralajmëron se do ndërmarrë një nisme ligjore në Parlament për të zhdukur dhjetëra parti të cilave nuk i dihet as adresa apo në zgjedhjet e shkuara nuk e kanë kaluar as pragun 1 qind.

?Futen në koalicion me dy subjekte të mëdha bëjnë pirueta, i sheh me një palë zgjedhje me njërën pale, si në 21 Janar aleatët e Bashës ishin ne bulevard sot i sheh si anti-Rama, nesër te jesh i bindur pro Rama. Subjekte të tilla që shkojnë për të ruajtur emrat e kryetarëve në listat apo sqetuallat e partive të mëdha unë do propozoj në kod zgjedhor qe të mos ekzistojnë. ?

Deputeti rebel nuk është i vetmi, i cili synon ti ofroje shqiptarëve një alternative te re. Vetëvendosja e Albin Kurtit po mendon për krijimin e një partie në Shqipëri. Drejtuesi i degës së saj në Tiranë Bojken Abazi konfirmon për Top Channel se po shqyrtojnë idenë për krijimin e një subjekt politik ne Shqipëri, por Vetëvendosja është skeptike për hapjen e pjesshme të listave dhe vendosjen e një pragu të ri, pasi sipas tyre alternativave te reja vriten ende pa lindur.?

Ndryshe nga lëvizja me rrënjë nga Kosovë , Nisma Thurrje është e idesë se ndryshimet më të fundit në Kushtetute dhe ligj zgjedhor krijojne terren për partitë e reja. Pano Sako një nga nismëtarët e kësaj lëvizje nuk e fsheh ambicien Thurrjes kur pyetet nga Top Channel për tu bërë pjesë e garës elektorale, me qellim ndikiminin në vendimmarrjen e vendit përmes

vlerave intelektuale dhe njerëzore më të mira. Pranë kësaj lëvizje janë pranë Ralf Gjoni dhe Rudina Hajdari, por nga dy deputetët nuk ka një konfirmim për të ardhmen e tyre politike. Për një pol të tretë ka folur edhe ish kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, i cili kërkon një bashkim nga te gjitha lëvizjet si brenda dhe jashtë vendit kundër dy partive të mëdha.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me ...
Recommended