Veliaj kthehet në zyrë/ Kreu i Bashkisë: Jam kuruar në Shqipëri
  • 3 years ago
Një ditë më parë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj lajmëroi se ishte shëruar nga Covid-19 pas një trajtimi të gjatë që pas infektimit.

Veliaj është rikthyer në zyrën e tij për të vazhduar punën tashmë. Gjatë një intervistimi nga gazetari Muhamed Veliu, në edicionin informativ të orës 15:00, Veliaj ndau detaje nga përballja e tij me pandeminë.

Teksa u shpreh se pati turbullim shikimi, si pasojë e prekjes nga koronavirusi, Veliaj shtoi:

?Kam nxjerrë mësime nga kjo histori. Kalova shumë kohë në shtëpi duke lexuar, duke reflektuar për jetën.?

Kryebashkiaku u pyet sa i takon zërave që thanë se ai kishte shkuar në Turqi për kurim. Veliaj e hodhi poshtë pretendimin në fjalë duke thënë se u ka besuar bluzave të bardha shqiptare.

?Nuk jam kuruar jashtë?, deklaroi Veliaj.

Përsa i përket komenteve të shumta, që lindën me daljen e tij në publik pas shërimit nga Covid-19, lidhur me ndryshimin në pamje, Veliaj tha:

?Kam tre javë e gjysmë në shtëpi?,duke sqaruar se i vetmi vend ku mund të dilte ishte ballkoni.

Më tej Erion Veliaj u shpreh se po vijon puna për zbatimin e projekteve të bashkisë.

?Po shikojmë mundësi për një amnisti tjetër për bizneset.?

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ErionVelia#TopChannel
Recommended