Vathi: Pandemia shkaktoi frikë në lëvizjen e njerëzve, 10 herë më pak fluturime se 1 vit më parë

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Turizmi është sektori më i goditur në vend për shkak të krizës që shkaktoi pandemia Covid-19.

Në një lidhje përmes Skype për ?RTV Ora?, përfaqësuesi i operatorëve turistikë Besnik Vathi, tha se pandemia shkaktoi edhe frikën e lëvizjes së njerëzve.

Ai u shpreh se me disa vende nuk kemi pengesa kufitare, por fluturimet kanë rënë 10 herë.

Besnik Vathi: ?Ky aktivitet nuk vuan thjesht nga mbyllja e kufijve. Mbyllja e kufijve është pasojë e pandemisë, por pandemia ka sjellë dhe një frikë në lëvizjen e qytetarëve të huaj drejt Shqipërisë, por dhe të shqiptarëve drejt vendeve të huaja. Me Turqinë nuk kemi asnjë pengesë kufitare. Nëse vjet kanë qenë 30 fluturime charter nga Tirana për në Antalia në javë, këtë vit janë 4 fluturime dhe mezi mbushen. Është një rënie 10 herë më e ulët dhe pa pasur pengesa kufitare. E njëjta situatë edhe me pritjen e turistëve të huaj. Nuk kemi pengesa me Poloninë, por fluturimet janë 5-7 herë më të ulëta se një vit më parë. Nga ana tjetër, ka të bëjë dhe standardi ekonomik i shqiptarëve, janë më pak të priru për të lëvizur jashtë vendit.?

Sipas tij, pandemia goditi më rëndë ekonominë dhe turizmin se tërmeti i 26 nëntorit 2019.


Besnik Vathi: ?Optimizëm është fjalë e huaj në këtë në moment. Nuk krahasohet me tërmetin. Goditja e Covid-19 është shumë e rëndë, ekonomikisht e dëmtoi turizmin, ndoshta disa herë më shumë se sa tërmeti. Fakteqësia nuk është vetëm e Shqipërisë, por është globale. Goditja është në këtë industri e cila mbështetej në qarkullimin dhe lëvizjen e lirë të njerëzve, si dhe në sjelljen e të ardhurave dhe hyrjen e valutës në vend. Është një goditje e cila filloi që në janar me njofitmin e para për shpërthimin e virusit në Kinë, dhe akoma nuk ka një dritë jeshile se ku kemi mbërritur, për të ditur se sa do të shkojë.?


Për më shumë lexoni në:

https://www.oranews.tv/vathi-pandemia-shkaktoi-frike-ne-levizjen-e-njerezve-fluturimet-10-here-me-te-uleta-se-1-vit-me-pare/


Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended