Vrasja horror në Pogradec, sociologia: Familjet shqiptare,të vetme përballë çrregullimeve mendore

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Një kronikë të paralajmëruar e konsideron krimin horror në Pogradec sociologia Entela Binjaku, ku djali i preu të ëmës kokën dhe ja vari te dera e shtëpisë.

Në një intervistë për Rtv Ora, Binjaku thotë se nëse disa hallka shtetërore do të kishin funksionuar më mirë jeta e të moshuarës do të ishte kursyer.

Binjaku: Jeta e saj mund të ishte kursyer dhe mund të kishte shpëtuar nëse disa hallka do të kishin funksionuar ashtu siç duhet. Duket si një kronikë e një ngjarje të paralajmëruar për aq kohë sa konfliktet në këtë familje kanë qenë të vazhdueshme, të denoncuara, kanë qenë edhe të lidhura me përdorimin e substancave të ndaluara që i dha rrugë kësaj ngjarje të tmerrshme.

Me shqetësim, ajo nënvizon se në shoqërinë shqiptare çështjet e çrregullimit të shëndetit mendornuk marrin seriozitetin që u takon.

Binjaku: Kjo ngjarje duhet të na bëjë të mendojmë se çfarë ndodh me të gjitha ato familje shqiptare që kanë një situatë të ngjashme familjare, ku një i afërm apo një pjesëtar vuan çrregullime të shëndetit mendor, ku nuk pranon të marrë mjekim, ku ndodh që është edhe përdorues i substancave të ndaluara që është ndër faktorët që rrisin prirjen për çrregullime të shëndetit mendor. Mendoj se në shoqërinë tonë çështje të tilla të çrregullimit të shëndetit mendor lihen mjaft mënjanë, nuk marrin seriozitetin që u takon, kemi ende tabu dhe i stepemi trajtimit të këtyre çrregullimeve, shtuar dhe rezistencën që bëjnë vetë njerëzit që vuajnë nga këto çrregullime për të ndjekur këshillat e mjekut apo për të marrë rekomandimet që u drejtohen, mund të mbërrijmë në situata mjaft të vështira.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/vrasja-horror-ne-pogradec-sociologia-familjet-shqiptare-jane-lene-te-vetme-perballe-crregullimeve-mendore/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended