Zhduket qilimi arab që mori Berisha/ Mediat: ja dokumenti. Dhurata nuk gjendet as në PD
  • 3 years ago
Ka qenë proverbiale në atë kohë boshatisja e Presidencës nga ana e titullarit të këtij institucioni Sali Berisha, pas humbjes katastrofike të PD në zgjedhjet e vitit 1997.

Duke e ditur se do të jepte më pas dorëheqjen nga posti i Presidentit sikurse ndodhi, Berisha filloi të merrte një nga një të gjitha pajisjet dhe orenditë, duke pretenduar se i kishte personale pasi i kishin ardhur dhuratë nga ana e miqve të tij.

E filloi me karrigen presidenciale, duke i lënë pasardhësit të tij në këtë post Rexhep Meidanit një karrige të thjeshtë si dhe pajiste e tjera.

Këtë radhë po publikojnë një dokument zyrtar ku shefi i tij i Protokollit i asaj kohe Maxhun Peka më 16 korrik 1997 lëshoi një urdhër në drejtim të degës së magazinës ku nënvizonte se ?nga Arabia Saudite Presidentit të Republikës i ka ardhur peshqesh një qilim i cili ka qënë nën ruajtje në Presidencë dhe është bërë hyrje në magazinë.

Me porosi të Presidentit, qilimi do të bëhet dalje nga magazina dhe do të kalojë pranë selisë së Partisë Demokratike në Tiranë?. Ndërkohë që në selinë e PD nuk gjendet më ky qilim.

Shkresa është me numër protokolli, duke treguar qartë se Berisha ka pasur gjithnjë ?dorë?, dhe zyrën e tij në Presidencë, sikurse e tregoi dhe më vonë më 21 janar në Kryeministri e quante ?kullën? e tij, me gjithë ato që kishte brenda

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SaliBerisha#QilimiArab#TopChannel
Recommended