Top News - Nisma e Vetëvendosjes/ Mocion mosbesimi për qeverinë

  • 4 years ago
Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, tha të enjten në Kuvendin e Kosovës se partia të cilës i përket ai, nga e enjtja do të nisë mbledhjen e firmave për një mocion mosbesimi ndaj qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti. Ai u ka bërë thirrje të gjithë deputëteve të kuvendit që ta përkrahin këtë nismë. Megjithatë Selimi nuk ka treguar nëse ndonjë parti tjetër ka shprehur mbështetje për mocionin por tha se pret reflektimin e PDK për rrëzimin e qeverisë. Para njoftimit të tij për mocionin, nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, njëherësh deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, tha se qeveria aktuale është ?jokushtetuese dhe joligjore?. Vec të tjerash, vetëvendosje e kritikon qeverinë hoti pasi sipas saj ka dëshmuar se nuk është në gjendje të menaxhojë situatën e krijuar nga koronavirusi. ?kur erdhi në pushtet kjo qeveri kishim raste minimale të koronavirusit por tani, në mungesë të planifikimit për t?u përballur me pandeminë kjo qeveri pa kompetencë e njohuri, e ka kolapsuar tërsisht sistemin e brishtë shëndetësor të vendit tonë?, ka deklaruar Nagavci. Për mbajtjen e seancës për thirrjen e mocionit të mobesimit nevojiten 40 vota. Nagavci ka thënë se 31 vota tashmë i kanë, duke iu referuar numrit të deputetëve të lëvizjes vetëvendosje. Qeveria e drejtuar nga kjo e fundit u rrëzua më 25 mars përmes një mocioni mosbesimi, iniciuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, parti me të cilën vetevendosja kishte krijuar koalicion qeveritar.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#LV#Kosove#TopChannel

Recommended