Top News - Skrapar, qëllonin me armë/ 5 në pranga, me kallash e canabis

  • 4 years ago
Policia e Beratit ka arrestuar pesë persona, të cilët gjatë natës qëllonin me breshëri automatiku duke duke terrorizuar banorët fshatit Panarit në Skrapar.
Në njoftimin zyrtar të Policisë thuhet se pas njoftimit nga ana e banorëve të zonës së po qëllohej me armë është organizuar operacioni ?Panariti?.
Për shkak të errësirës dhe sigurisë së jetës të punonjësve të Policisë, gjatë natës është rrethuar zona dhe janë mbajtur në vëzhgim me dylbi nate, 5 personat që herë pas here qëllonin me armë zjarri në ajër. Me zbardhjen e ditës forcat e policisë kanë ndërhyrë, kurse 5 personat kanë tentuar të largohen me vrap duke hedhur armët e zjarrit në një zonë të pyllëzuar, por janë kapur gjatë ndjekjes.
Të arrestuarve u janë kapur edhe tre armë zjarri të tipit ?kallashnikov?, një sasi të vogël lënde narkotike, një sasi prej 1.636 farash të dyshuara cannabis sativa, fishekë luftarakë, motomjet të dyshuar të vjedhur, i trafikuar nga vendet e BE-së dhe një automjet fuoristradë me të cilën lëviznin autorët. Ndër të arrestuarit është edhe një person më masë sigurie ?Arrest në shtëpi?.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Skrapar#Canabis#TopChannel

Recommended