Sulmi ndaj RTV Ora, Miftaraj: Shqipëria po bëhet si Serbia, Vuçiç zotëron gjithë mediat
  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj evidentoi problematikën e lirisë së mediave në Shqipëri.

Pas vendimit të SPAK për sekuestrimin e pasurive të Presidentit të Yldon Media Group, Ylli Ndroqi duke përfshirë dy televizionet, RTV Ora dhe Ora News, Miftaraj thotë se të gjithë mediat dhe shoqëria civile duhet të ngrihen në mbrojtje të lirisë së medias dhe të shprehjes.

Në një intervistë për Ora News, Miftaraj u shpreh se Shqipëria po merr rrugën e Serbisë, ku sipas tij, Presidenti Vuçiç i zotëron të gjitha mediat në vendin e tij.

Miftaraj: Preken thmelet e demokracisë dhe themelet e një shteti. Sulmi ndaj televizionit tuaj, nuk është vetëm një sulm personalisht ndaj jush por sulm kundër lirisë së shprehjes. Edhe çdo aktivist i Shoqërisë Civile si dhe çdo media tjetër që nuk do që të përsëriten momentet e komunizmit në Shqipëri duhet të mbrojë lirinë e medias. Fatkeqësisht Shqipëria duket se por merr rrugën e Serbisë duke filluar që përmes kontrollit të medias, të vendoset në kontroll fjala e lirë. Serbia është e njohur në Ballkan ku tani me Presidentin Vuçiç i cili kontrollon në mënyrë të plotë median në vendin e tij, është shteti i vetëm që nuk ka Shoqëri Civile të pavarur. Nuk dua që ta shohë Shqipërinë që të shkojë nga ai drejtim.


Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/sulmi-ndaj-rtv-ora-miftaraj-shqiperia-po-behet-si-serbia-vucic-zoteron-gjithe-mediat/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended