Tirana pa adresa: Veshtiresite e punes se postierit - (22 Gusht 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Ky është njëri nga 20 postierët e Alba Postës së Tiranës, quhet Artur Kalliri dhe është 41 vjeç. Prej pesë vjetësh ai ka këtë zanat. Puna e tij fillon që herët në mëngjes, me një çantë të vogël, të cilën e vendos pas biçikletës, ku ndodhen mesazhet e qytetarëve, lajmet e mira dhe të hidhura që mund të mbërrijnë nga të katër anët e botës.

?Unë kam pesë vjet që kam filluar punë në postë dhe punoj normalisht çdo ditë e filloj punën nga ora 7:30 dhe derisa të mbarojnë letrat atëherë e mbarojmë orarin e punës. Tani me këto shtëpitë e reja që janë bërë kemi pak vështirësi me adresat?.

Në rreth 150 adresa, ai lë çdo ditë mesazhet, ku në të shumtën e rasteve familjet nuk ekzistojnë. Pavarësisht se mungojnë hartat e adresat, postieri ynë zbaton ligjin dhe e gjithë lodhja e tij e përditshme kushton vetëm 12 mijë lekë të reja./tvklan.al



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended