Inspektorati i punës, pa kuadër të mjaftueshëm

  • 5 years ago
Besimi i qytetarëve në Inspektoratin Shtetëror të Punës është shumë i ulët. Sipas drejtorit të këtij inspektorati, Alajdin Havziu, ky institucion punon maksimalisht për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve, por që të mos bëhen shkelje nga ana e punëdhënësit, punëtorët duhet të vetëdijesohen më shumë për të drejtat e tyre. Disa raste të shkeljes së të drejtave të punëtorëve, Inspektorati nuk ka si t?i vërtetojë, si për shembull, bërjen e pagesës së njohur si K-15 nga ana e punëdhënësit, dhe kur ky i fundit kërkon nga punëtori që të njëjtën ta ktheje, pasi ta ketë tërhequr nga xhirollogaria.

Recommended