Top News - Veterani 96 vjeçar/ Studenti më i vjetër në Itali
  • 4 years ago
Një veteran 96 vjeçar i Luftës së Dytë Botërore nga Italia ka vërtetuar se nuk është kurrë vonë për të nisur diçka.

Giuseppe Paterno është kthyer në studentin më të vjetër në vend pasi përfundoi studimet e larta për Histori dhe Filozofi me rezultate të shkëlqyera në Universitetin e Palermos.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, pavarësisht dëshirës dhe interesit së tij për të mësuar e lexuar libra, Paterno, i cili në moshë të re punoi në rrjet hekurudhor, nuk arriti të kryente studimet universitare për shkak se ishte rritur në një familje të varfër në Siçili.

?Thashë me vete o tani o kurrë. Në vitin 2017 u regjistrova në universitet. E kuptoja që ishte pak vonë për një diplomë tre vjeçare, por kjo shërbeu si një test ndaj vetvetes. Isha shumë i ndrojtur në fillim. Më mundonte ideja se si do të silleshin studentët e tjerë me mua, profesorët gjithashtu. Dy vitet e para ishin disi më të lehta, sepse leksionet i ndiqja në auditore, ndërsa ky vit si pasojë e pandemisë, mësimin e realizuam online. Ishte pak e vështirë kjo praktikë, sidomos për moshën timem?, është shprehur Giuseppe.



Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#GiuseppePaterno#Italy#TopChannel
Recommended