Maqedonia sot kremton dy Ilindenët, krerët shtetërorë me mesazhe pajtimi

  • 4 years ago
Me sloganin ?Fitore për të gjithë? Maqedonia sot kremton dy Ilindenët. 117 vite nga Kryengritja e Ilindenit dhe 76 vite nga Seanca e parë e KAÇKM-së. Duke u drejtuar nga qendra memoriale e KAÇKM-së në Pelincë, presidenti Stevo Pendarovski tha se shteti që përballet me krizën më të madhe të shkaktuar nga pandemia e koronës duhet doemos sa më shpejtë të nxisë aktivitetin ekonomik pa hyrë në vorbullën e huazimit financiar dhe rritje së pakontrolluar të borxhit publik. Ai kërkoi formimin sa më të shpejtë të Qeverisë së re e cila nuk do ta ketë komoditetin e 100 ditëve, por menjëherë duhet t?i rreket punës. Si probleme kyçe në shtet Pendarovski i përmendi pabarazinë para ligjit dhe korrupsionin.

Recommended