Top News - Sëmundja e alzhajmerit/ Zbulohet me një analizë gjaku

  • 4 years ago
Studimet mbi një analizë eksperimentale të gjakut për sëmundjen alzhajmer tregojnë se ajo është shumë e saktë dhe mund të dallojë njerëzit e prekur nga sëmundja, thonë shkencëtarët. Ky zbulim po shton shpresat për një mënyrë të thjeshtë dhe të besueshme në diagnostikimin e kësaj forme të sëmundjes mendore në të ardhmen. Hulumtuesit thonë se zbulimi është një qasje e re e cila ende kërkon më shumë prova. alzhajmeri është një nga format më të zakonshme të sëmundjeve mendore. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë rreth 50 milionë njerëz në botë vuajnë nga sëmundje mendore dhe nga këta, rreth 70 përqind kanë alzhajmer. Barnat aktuale lehtësojnë përkohësisht simptomat dhe nuk ngadalësojnë degradimin e trurit. Autori kryesor i studimit është Profesori Oskar Hansson me Universitetin e Lundit në Suedi. Një vit më parë, shkencëtarët njoftuan rezultate inkurajuese nga analizat eksperimentale të gjakut që masin nivelet jo normale të amiloidit, një nga dy proteinat që shumohen dhe dëmtojnë trurin. Studimi u krye në mbi 1400 pjesmarrës. Në studim u përfshinë individë me shkallë të ndryshme të sëmundjes alzhajmer dhe probleme të tjera neurologjike. Tani ekspertët besojnë se kjo analizë gjaku mund ta zbulojë sëmundjen më herët. Edhe kur pacienti ka probleme shumë të vogla kujtese, analiza është shumë e saktë. Fatkeqësisht shumë njerëz me alzhajmer nuk diagnostikohen dhe rrjedhimisht nuk marrin trajtimin e duhur. Në disa raste të tjera, ka njerëz që diagnostikohen gabimisht me alzhajmer. Saktësia e rezultateve të analizës së gjakut sipas hulumtuesve shkon nga 89 deri 98 përqind.



Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Alzhajmer#TopChannel