Top News - BB-15 MLN euro ndihmë/ Mbështetje Shqipërisë për pandeminë

  • 4 years ago
Banka Botërore ka miratuar një financim prej 15 milionë eurosh për Shqipërinë si një mbështetje për vendin për periudhën e pandemisë së COVID-19 si dhe për fuqizimin e sistemit kombëtar të gatishmërisë së shëndetit publik. Financimi mbulon një sërë ndërhyrjesh për të fuqizuar shërbimet e shëndetit publik dhe për të ruajtur jetët e njerëzve. Në bazë të kërkesës së qeverisë, projekti do të japë mbështetje për të ndihmuar Shqipërinë të kufizojë transmetimin lokal të COVID-19, duke mbeshtetur testime masive të popullsisë; sigurimin e pajisjeve për të fuqizuar zbulimin dhe gjurmimin e kontakteve, investime për pajisje për kujdesin shëndetësor dhe për laboratorët publikë, pajisje mbrojtëse për personelin mjekësor, rritjen e numrit të shtretërve në kujdesin intensiv. Projekti do të trajnojë staf mjekësor për kujdesin që duhet treguar për rastet me COVID-19 dhe për parandalimin e infeksionit. Projekti përqendrohet në fuqizimin e reagimit emergjent të sektorit shëndetësor ndaj COVID-19. Investimet në kapacitetin e sistemit shëndetësor që lidhen me identifikimin, testimin dhe trajtimin e rasteve me COVID-19, pritet që të forcojnë në të njëjtën kohë kapacitetet e sistemit për shërbime rutinë apo për kriza të tjera shëndetësore. menaxherja e zyrës së BB për shqi8përinë maryam salim tha se duke pasur parasysh pasigurinëe ecurisë së pandemisë, projekti është hartuar në mënyrë që të jetë fleksibël dhe të plotësojë nevojat që do të shfaqen, ndërsa evoluojnë edhe njohuritë për epidemiologjinë e COVID-19. Përfituesit e projektit do të jenë njerëzit tashmë të infektuar me COVID-19, qytetarët e rrezikuar, e në veçanti të moshuarit, njerëzit me sëmundje kronike, personeli mjekësor dhe i emergjencave, ofruesit e shërbimeve në strukturat mjekësore dhe testuese, sikurse edhe agjenci të shëndetit publik të angazhuara në reagimin ndaj krizës.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#BankaBoterore#TopChannel

Recommended