Top News - Kosovë, rëndohet bilanci/ 15 viktima në 24 orë nga Covid-19

  • 4 years ago
Kosova ka shënuar një tjetër ditë me bilanc tragjik nga covid 19. 15 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike. Kjo është dita e dytë me më shumë humbje jete në Kosovë nga koronavirusi që nga fillimi i pandemisë, ku një ditë më parë autoritetet shendetesore raportuan për 16 viktima. Në total numri i jetëve të humbura nga covid 19 ka shkuar në 227. Ndërkohë nga testimet e 469 tamponeve të fundit kanë rezultuar pozitivë 226 persona duke cuar numrin total te personave te infektuar ne Kosove ne 8330. Në spitalet e kosoves janë duke u trajtuar rrethj 398 paciente të prekur nga covid 19. Sipas raportit të fundit të autoriteteve shendtesore në ksoovë 15 pacientë janë në respiratorë, 24 me CPAP dhe 365 të tjerë me oksigjenoterapi. në 24 orë janë shëruar nga virusi 115 persona. Në Kosovë janë kryer rreth 36.509 testime për persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, që nga fillimi i pandemisë, shifra më e ulët në rajon në raport me numrion e popullsisë dhe të rasteve pozitive te konfirmuar.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kosove#Situata#TopChannel

Recommended