Top News - I nxehti përfshin Evropën/ Temperatura mbi 40 gradë celcius
  • 4 years ago
Evropa do të regjistrojë disa nga temperaturat më të larta të vitit deri më tani, në një javë përvëluese që e pret dhe që sipas parashikuesve të motit do të bëjë që mërkuri në termometër të kapërcejë 40 gradët në një numër kryeqytetesh në kontinent.


I nxehti ekstrem, ka filluar ndërkohë të ndjehet por do të intensifikohet akoma më shumë me Francën ku temperaturat do të kapërcejnë 42 gradët dhe Beneluksin, zakonisht më i freskët, që do t?i afrohet 40 gradëve celcius.

Në Britaninë e Madhe, ekspertët parashikojnë temperatura 31 deri në 33 gradë celcius që nga e premtja, e cila do të jetë edhe dita më e nxehtë e vitit deri më tani.

Edhe në Spanjë, temperatura do të kapërcejë 40 gradët celcius, veçanërisht në pjesët jugore të vendit. Edhe pjesë të Portugalisë do të jenë në të njëjtat kushte.

Në hartat e BBC Weather, edhe vendi ynë dhe rajoni i Ballkanit është i shënjuar me ngjyrë të kuqe të errët, çka do të thotë që do të përballemi me temperatura ekstreme.

E shtuna ndërkohë sipas parashikimeve do të jetë edhe më përvëluese veçanërisht në pjesët perëndimore të Evropës.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Temperaturat#Europe#TopChannel
Recommended