Top News - Tërheqja e SHBA, trupat në Gjermani/ Rumania: I marrim ne!
  • 4 years ago
Pasi Shtetet e Bashkuara njoftuan planet për tërheqjen e 12.000 trupave nga Gjermania, presidenti rumun Klaus Iohannis deklaroi se vendi i tij është i gatshëm t`i strehojë forcat amerikane.


? Ushtarët e Shteteve të Bashkuara janë gjithmonë të mirëpritur në Rumani?, u shpreh Iohannis. Ai mdje kujtoi se Bukureshti zyrtar e ka nënvizuar me kohë nevojën për më shumë trupa në zonën e Detit të Zi?. ? Nëse ndodh, do të jemi shumë të kënaqur?, shtoi kreu i shtetit rumun.

Një ditë më parë u njoftua se Shtetet e Bashkuara do t?i tërheqin trupat në fjalë për t`i zhvendosur në Belgjikë dhe Itali. Kjo lëvizje strategjike, sipas Pentagonit, do të ndihmojë në frenimin e Rusisë. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper, tha se ripozicionimi i trupave do të forcojë NATO-n, do të rrisë bllokadën kundër Rusisë dhe do të përmirësojë fleksibilitetin strategjik dhe operacional të SHBA-së.

Nga 34,500 ushtarë amerikanë, sa janë të pozicionuar në Gjermani, rreth 6,400 do të dërgohen në shtëpi, ndërsa afro 5,600 do të ripozicionohen në shtete të tjera të NATO-s.

Presidenti Donald Trump i ka bërë publike planet për ripozicionimin e trupave nga Gjermania që në qershor, edhe pse Gjermania, për kohë të gjatë, ka qenë qendër e operacioneve ushtarake amerikane në Lindje të Mesme, Afrikë dhe Europë. Por ai është ankuar vazhdimisht prej Berlinit me pretendimin se nuk përmbush angazhimet ndaj Nato-s duke mos paguar 2% të PBB-së për aleancën ushtarake.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SHBA#Germany#TopChannel
Recommended