Top News - Koronavirusi, vdes ish kandidati presidencial amerikan!

  • 4 years ago
Ish-kandidati presidencial republikan Herman Cain ka ndërruar jetë pasi u shtrua në spital si i prekur nga Covid 19. Cain ishte 74 vjec. Lajmin e përcolli faqja konservatore e internetit, Neësmax, ku Kain ishte një kontribues. Ajo thotë se politikani vdiq në një spital të Atlantës, pasi kishte qenë i sëmurë rëndë për disa javë. Cain qe shtruar atje që në datën 1 korrik. Ai bëhet kështu figura më e lartë publike në SHBA që kthehet në viktimë të koronavirusit. 74 vjecari kishte arritur t`I mbijetonte një kanceri të zorrës së trashë në fazën e katërt. Ai kishte qenë drejtues bordi I degës së Federal Reserve në Kansas City përpara se t`I hynte politikës me Partinë Republikane, dhe të kthehej në një kandidat presidencial. Por edhe pas tërheqjes së tij nga gara për nominimin republikan, mbeti një mbështetës i Trumpit, e madje kishte marrë pjesë dhe në tubimin e tij zgjedhor në Oklahoma në qershor, pak përpara se të diagnostikohej me koronavirus. Shtetet e Bashkuara regjistruan rreth 1,270 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, kjo shifër e con në gati 154 mijë numrin e viktimave të Covid 19 në SHBA.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#HermanCain#SHBA#TopChannel

Recommended