Top News - NASA lëshon me sukses drejt Marsit sondën robot

  • 4 years ago
Agjencia amerikane e Hapësirës NASA lëshoi me sukses nga Cape Canaveral i Floridës sondën robot Perserverance, një mekanizëm i gjeneratës së ardhshme që do të kërkojë gjurmë të mundshme jete në Mars, fqinjin më të afërt i Tokës. Sonda Perseverance është vendosur mbi raketwn e fuqishme Atlas 5 dhe pritet të arrijë platenin e kuq në muajin shkurt. I gjithë misioni ka kushtuar 2,4 miliard dollarë, thote VOA. Sonda robot ka madhësinë e një makine dhe është e pajisur me 6 rrota. Ajo do të lëshojë në planetin Mars edhe një mini helikopter dhe do të testojë pajisjet për misionet e ardhshme me njerëz në sipërfaqen e planetit. Perseverance pritet të ulet në fundin e një krateri 250 metra të thellë të quajtur Jezero, një liqen i dikurshëm me moshë 3,5 miliard vjeçare, që shkencëtarët mendojnë se mund të ketë prova të ekzistencës së jetës mikrobike. Prej një kohe të gjatë, shkencëtarët kanë debatuar nëse Marsi - dikur një planet shumë më mikpritës sesa është sot - ka patur ndonjëherë jetë. Që nga zbarkimi i sondës së parë të NASA-s, Mars Sojourner, në vitin 1997, SHBA kanë dërguar edhe dy mjete të tjera robotike, Spirit dhe Opportunity, të cilët kanë eksploruar gjeologjinë e fushave të gjera tw kwtij planeti dhe kanë zbuluar shenja të formacioneve ujore. NASA planifikon qw nw vitet 2030, të dërgojë në Mars edhe astronautë.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#NASA#TopChannel