Top News - Kapet banda nga Burreli/ Vidhnin fshatrat në kufi me Greqinë

  • 4 years ago
Policia e Sarandës ka prangosur tre të rinj nga Burreli që akuzohen se kanë kryer disa vjedhje në fshatrat e zonës së Livadhjasë dhe në ato të Greqisë pranë kufirit shqiptaro-grek.
Policia njofton se ka finalizuar operacionin e përbashkët policor të koduar "Kamitsiani", për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare.

Policia Kufitare Sarandë dhe Policia e Rendit, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë Kufitare greke, falë shkëmbimit të shpejtë të informacionit se në fshatin Kamitsiani të Greqisë ishte vjedhur një banesë nga disa shtetas shqiptar, të cilët dyshohet se e kryenin këtë veprimtari në mënyrë të përsëritur, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Kamitsiani".
Në kuadër të këtij operacioni, shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Rendit në Livadhja, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të tre shtetasve të moshës nga 30 deri ën 35 vjecc me banim në Burrel.

Këta shtetas janë kapur nga Policia shqiptare në hyrje të Livadhjasë, në tentativë për t?u larguar nga fshatrat greke, duke përdorur një automjet për t?u futur në Shqipëri. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet, shërbimet policore kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale 1 armë zjarri pistoletë, 1 laptop, dylbi, doreza duarsh dhe materiale të tjera që dyshohet se janë përdorur për të kryer vjedhjet.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Arrested#Burrel#TopChannel

Recommended