Top News - Luan Antoni Faucin/ Brad Pitt nominohet për ‘EMMY’

  • 4 years ago
Një ëndërr e antoni faucit ka bërë realitet nominimin e Brad Pitt. Aktori mori një nominim Emmy si aktor i ftuar në një seri komedie, pasi luajti rolin e Faucit në Saturday Night Live, një rol ky që erdhi pasi vetë Fauci kishte bërë sugjerimin. Pitt është nominuar bashkë me Luke Kirby, Fred Ëillard, Dev Patel, Adam Driver dhe Eddie Murphy. Ai u vu në petkat e Faucit në një episod të prillit në serinë humoristike të NBC, që ishin edhe tre episodet e fundit të sezonit të prodhuara në distancë për shkak të pandemisë së koronavirusit. Më herët atë muaj, 79 vjecari Fauci, i pyetur nga CNN, se cili aktor do të donte të luante rolin e tij në Saturday Night Live, u përgjigj: Brad Pitt, sigurisht. Më vonë, Fauci nuk i kurseu lëvdatat për portretizimin e tij nga ana e Pit. ?Ishte i madh?, tha ai. ?Unë vërtetë jam një fans i Brad Pitt ndaj edhe përmenda emrin e tij, por mendoj se ai bëri një punë shumë të mirë për tu vënë në petkat e mia. Në performancën e tij në rolin e Faucit, Pit, doli shkurtimisht nga skenari dhe dha një mesazh për një doktor në jetën e vërtetë, dhe profesionistët e tjerë të shëndetësisë, që kanë udhëhequr reagimin ndaj pandemisë në shba. Dhe për doktor faucin e vërtetë, dua të them faleminderit për qartësinë dhe qetësinë tuaj në këtë kohë të trazuar ? tha Pitt. Faleminderit ju dhe të gjithë punonjësve të shëndetësisë dhe familjeve të tyre, për faktins e janë në vijën e parë të frontit.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EMMY#BradPitt#TopChannel

Recommended