Qytetaret injorojne rregullat |Lajme-News

  • 4 years ago
Covid po prek gjithmonë e më shumë qytetarët dhe Instituti i Shëndetit Publik thotë se infektimet janë komunitare, çka do të thotë se burimi i infeksionit nuk dihet. Por një pjesë e qytetarëve nuk duan t?ia dinë për bilancet negative në rritje.
Në Elbasan, respektimi i masave neglizhohet thuajse në çdo ambient. Ndonëse janë më të rrezikuarit, të moshuarit në parqet e qytetit luajnë fare pranë njëri-tjetrit, pa asnjë masë mbrojtëse.
E tillë është situata edhe në qytetin e Lushnjes. Në ambientet e mbyllura, ku përdorimi i maskave është i detyrueshëm, jo të gjithë e përdorin siç duhet.
Përdorimi i gabuar i maskës është në masë. Alarmante është mungesa e distancave në bare. Grumbullimet jo vetëm nuk shmangen, por neglizhohet edhe çdo masë tjetër mbrojtëse, siç tregojnë këto pamje në Korçë e Durrës.
Sjelljet e qytetarëve janë si në një situatë normale dhe këshillat apo paralajmërimet për ndëshkime nga ana e autoriteteve, bien në vesh të shurdhër.
Tv Klan


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/