Qytetaret “pushtojnë” Pogradecin - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Qindra banorë të Durrësit dhe Tiranës por edhe nga qytete të tjera përreth epiqendrës së tërmetit kanë zgjedhur juglindjen për të kaluar traumën që la tërmeti i 26 nëntorit. Në Pogradec janë akomoduar familje të tëra me fëmijë të vegjël por edhe të moshuar, të cilët ndjehen më të sigurt në këtë qytet. Bregu i liqenit është plot me familjarë, fëmijë e të moshuar që shëtisin buzë liqenin, luajnë me mjelmat siç ka të tjerë që lëvizin papushim në pedonalen buzëliqenore, sepse të gjithë kanë nevojë për qetësi. SinkroneNë Pogradec por edhe në Korçë si dhe në të gjitha fshatrat turistikë të juglindjes ku kanë mbajtur banorë të ardhur nga zonat e prekura nga tërmeti. Operatorët turistikë jo vetëm që nuk kanë abuzuar me çmimet por ka prej atyre që i kanë përgjysmuar ato. Gjithashtu në Korçë dhe Pogradec, të gjithë operatorët turistikë kanë anuluar muzikën live që ofrojnë në raste festash por edhe në fundjavë.
Recommended