Fluks për kartat ID, Voda: Qytetarët të nxitojnë - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Zyrat e aplikimit për pasaporta dhe karta ID që u hapën disa muaj me parë, në njesinë 1 dhe 2 po përballojne një fluks të lartë qytetarësh. Përmirësimi i kushteve ka sjellë shmangien e rradhëve.?Më vjen mirë sot teksa shoh që kemi një fluks qytetarësh, të cilën vijnë dhe aplikojnë kryesisht për karta identiteti. Mjafton t?iu them që kushtet, siç e shikoni edhe vetë janë shumë të mira, shërbimi është shumë cilësor dhe aplikimi për kartë nuk zgjat veçse 3 minuta. Pra edhe ofrimi i shërbimit është shumë i shpejtë?.Personat te cileve iu ka skaduar karta e identitetit duhet te aplikojnë sa më shpejt, pasa kthimit të emigrantëve në verë.?Aplikimi për karta të reja sigurisht që është një vlerë e shtuar, por do të shmangë edhe përplasjen që do të kemi ndoshta edhe me fluksin e madh gjatë sezonit veror për shkak të emigrantëve që do të vijnë, studentëve që kthehen, por edhe aplikimit që do të fillojë për pasaportat biometrike?Zyra e fundit që u hap për këto shërbime ishte ajo në njesinë 11.
Recommended