Fluks lëvizjesh në rrugën e kombit - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
Fundjavat në Morinë dhe në rrugën e kombit vijojnë të shoqërohen me fluks të lartë të lëvizjes së automjeteve te vogla dhe autobuzë me destinacion bregdetin shqiptar. Që në orët e para të mëngjesit në doganën e Morinit nga policia kufitare shqiptare është punuar me procedurë të thjeshtëzuar për të shmangur radhët dhe qëndrimet në doganë. Por, problem në fundjavë mbeten automjetet e transportit të mallrave drejt Kosovës. Ata që nuk arrijnë të kalojnë kufirin deri në orën 16.00 të pasdites së të premtes u duhet të qëndrojnë në kufi. Qëndrimi i tyre krijon radhë kilometrike që arrinjë deri në afërsi të fshatit Morinë. Kjo për arsye se dogana e Kosovës, në fundjavë nuk punon për përpunimin e automjeteve të tonazhit të rëndë. Prej kohësh ky është problemi më shqetësues për drejtuesit e këtyre automjeteve dhe biznesmenët. Gjatë qëndrimit atyre u shtohet jo pak kostoja e shpenzimeve dhe mungesë të qarkullimit të mallrave. Atyre iu duhet të presin deri të hënën për të hyrë në Kosovë. Unifikimi i sistemit doganor mbetet ende një tentative për t?u aplikuar nga qeveritë e dy vendeve. Unifikimi doganor tepër i kërkuar nga bizneset si në Shqipëri dhe Kosovë ,pritej të përfundonte brenda gjashtëmujorit të parë të këtij viti. Por, mesa duket transportuesit e mallrave do vijojnë pritjet gjatë fundjavave deri në fund të këtij viti si pikë e parealizuar e marrëveshjes mes dy qeverive.
Recommended