Qytetarët e priten 2019-ën në sheshet kryesore - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Atmosfera e festimeve është ndjerë kudo ne Shqipëri. Qielli në të gjithë qytetet e vendit u ndriçua nga fishekzjarret. Vlonjatët e pritën ndërrimin e viteve në shesh duke ndjekur koncertin. Nën dekorin e festes banorët e Korçës u grumbulluan ne shesh përpara katedrales. Edhe sheshi qendror i Elbasanit u shndërrua ne epiqendrën e festimeve ne këtë qytet. Në Berat qytetarë të shumtë u bene pjese e festes në pedonalen e qytetit për të numëruar minutat e fundit të vitit 2018 duke pritur mes fishekzjarresh 2019. E njëjta atmosferë festive ishte edhe në Lezhë. Festime u shënuan edhe ne qytetin e Kukësit ku priten ndërrimin e viteve në shoqërinë e miqve dhe familjarëve. Edhe pse u blerja dhe përdorimi i mjeteve piroteknike u ndalua në disa qytete atmosferës së vitit të ri nuk i munguan kapsollat e hedhura nga vetë qytetarët.

Recommended