Kombinat Show - Ish-anetari i PPSH: Sali Berisha me ka denuar me burgim kot se koti

  • 4 years ago
#KombinatShow, një emision për shqiptarët nga #EnkelDemi (09 Janar 2004)

Ish-anëtari i Partisë së Punës, Muho Asllani tregoi se qeveria e Sali Berishës e ka dënuar me burgim të përjetshëm, duke pretenduar se nuk ka patur asnjë arsye për ta bërë këtë gjë. Sipas Asllanit, gjithçka ka ndodhur për shkak të pozicionit të tij pranë Byrosë Politike.

Muho Asllani: Qeveria e Sali Berishës më ka dënuar me burgim të përjetshëm, që edhe sot të më pyesësh pse kam ndenjur në burg, nuk di ç?të them. Për genocid... Çfarë genocidi zhvillova unë kur isha 6 vjeç në çlirim. Na futi përgjegjësi të përbashkët Byronë Politike, isha në atë karrige dhe hëngra dhe unë 5 vjet burg me Fatos Nanon, Ramiz Alinë dhe gjithë shokët. Kam qenë 5 vjet në burg dhe tani jam i lirë se kam qenë i dashur dhe i respektuar nga të gjithë shokët dhe populli shqiptar.

Enkel Demi: A e dini ju sa veta janë burgosur, vrarë e internuar në kohën që ju ishit anëtar i Byrosë së Partisë së Punës së Shqipërisë?

Muho Asllani: Në atë kohë partia është marrë me edukimin e brezit të ri. Për sa veta kanë qenë në burg kanë qenë organet kompetente. Kur ata nuk e kanë aplikuar drejtë vijën e partisë, ne i kemi kërkuar llogari dhe janë përgjigjur. Por sa kanë qenë nuk e di se nuk jam marrë me atë punë.

Bujar Kapexhiu: Në qoftë se ju atëherë hytë në burg, gabimi i Sali Berishës e di ku është? Që ju la me 5 vjet...

Muho Asllani: Sa për dijeni Sali Berisha më ka dënuar me burgim të përjetshëm.

Bujar Kapexhiu: Po, dhe po e kalon këtu të Klani.

Muho Asllani: Këtu te Klani dhe bashkë me ty... Më ka dënuar kot së koti./tvklan.al

SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund ti ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended