Kombinat Show - Ish-anetari i Partise se Punes-Kapexhiut: Te kane denuar gjestet e tua antishqiptare

  • 4 years ago
Duke folur për ndryshimin mes brezave në ?Kombinat Show?, regjisori Bujar Kapexhiu iu drejtua ish-anëtarit të Partisë së Punës, Muho Asllani duke i thënë se e ka dënuar vetëm sepse kishte tendenca moderne.

Bujar Kapexhiu: Kur flitet në përgjithësi për brezat duket sikur vendosen përballë njëri-tjetrit me kundërshtitë e tyre. Unë them që brezat herë pas here në shumë koncepte kundërshtojnë njëri-tjetrin, jo vetëm në koncepte ideologjike ose politike, por edhen ë problemin en jë mentaliteti në shumë probleme sociale. Në përgjithësi ka kontradikta. Është gjithmonë tendenca që njëri brez t?i thotë brezit tjetër që brezi im ka qenë më i mirë. Në atë kohë unë e mbaja veten për modern, për tendenca moderniste, për të cilat më dënoi dhe zoti Muho. Dhe tani vjen një tjetër dhe të thotë sa prapa keni ngelur. Është sakrificë dhe mund i madh që të përballosh ecjen dhe të ecësh në një hap me të rinjtë.

Muho Asllani: Në kohën e brezit tim, kur ishte në fuqi dhe në pushtet Partia e Punës me të pavdekshmin Enver Hoxha në krye, ne kishim boshtin ideologjik ose trekëndëshin revolucionar. Edukimi fillonte që në kopësht, vazhdonte me rininë në shkollën 8-vjeçare e të mesme dhe vazhdonte me brezin tim që militonim Partinë e Punës. Ne merreshim të gjithë me edukimin e njeriut tonë të ri, shqiptarit, patriotit, revolucionarit tonë me atdhedashurinë dhe krenarinë e shqiptarit.
Në qoftë se unë të paskam dënuar në atë kohë, s?besoj të të kem dënuar unë, por të kanë dënuar gjestet e tua antishqiptare dhe antiedukuese.

Bujar Kapexhiu: Ju nuk keni patur vetëm trekëndëshin revolucionar në atë kohë, por kishit dhe trekëndëshat e tjerë që i varnit.

Muho Asllani: Ai trekëndëshi revolucionar ishte edukues, ishte krenaria e kombit tonë. Ne e përgatitëm këtë brez, këtë rini që jo vetëm po lë nam në Shqipëri, por në të gjithë botën. Ku e ke trurin shqiptar sot që e ka përgatitur ajo shkollë e Partisë së Punës së Enver Hoxhës? I ke të shpërndarë në të gjithë botën he atje po e tregojnë veten që janë shqiptar, patriotë dhe të edukuar.

Bujar Kapexhiu: Pse ikën?

Muho Asllani: Me çfarë mburret sot Sali Berisha ose Fatos Nano? Pse e ekspoyojnë që kemi rreth 30,000 prostituta në shtetet perëndimore. Krenaria e kombit tonë, gruaja shqiptare shuan epshin e hamshorëve të perëndimit, pavarësisht nëse janë të zinj, të verdhë a të gjithë ngjyrat.

Bujar Kapexhiu: Pse ndodhi kjo?

Muho Asllani: Se e bastarduat ju, e çorientuat ju. Ne kishim parrullën tonë, me Enver Hoxhën në krye, t?i djegim me zjarr dhe me hekur ato që marrin nëpër këmbë dinjitetin e gruas shqiptare. Sot nëpërkëmbet. Ku është krenaria e popullit tonë?/tvklan.al

SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund ti ndiqni ...

Recommended