Top News - Gjendet arma e krimit- Vrasja e Emiljano Ramazanit

  • 4 years ago
Hetimi per zbardhjen e vrasjes e Emiljlano Ramazanit ka vijuar dhe policia e Elbasanit ka arritur te gjeje dhe sekuestrojë armën e krimit. Sipas njoftimit te policise se Elbasanit arma e vrasjes se 39 vjecarit Emiljano Ramazani, është gjetur në ambiente e një biznesi ne Peqin. Nga hetimi policia grumbulloi të dhëna se në ambientet e biznesit të dy shtetasve, babe e e bir në Peqin ishte fshehur arma e krimit. Nisur nga këto të dhëna është ushtruar kontroll i befasishëm dhe si rezultat, në ambientet e brendshme të biznesit, poshtë sabratorit të një makine u gjet një armë zjarri pistoletë, me një krehër dhe një fishek luftarak. policia ndaloi te dy shtetasit nga Peqini menjeherw pas sekuestimit te armes. Nga veprimet e mëtejshme hetimore dhe nga provat shkencore ka rezultuar se arma e zjarrit e sekuestruar është arma e zjarrit pistoletë e përdorur në ngjarjen e datës 20 korrik në Elbasan, ku mbeti i vrarë Emiljano Ramazani, baba i tre vajzave. Emiljano Ramzani mbeti i vrarë pranë banesës së tij mbrëmjen e 20 korrikut ndërsa po parkonte automjetin. Nga veprimet e para hetimore pas ngjarjes rezultoi se autoret e vrasjes ishin vene ne ndjekje te 39 vjecarit prej disa ditesh. pista kryesore e hetimit mbetet ajo e trafikut te narkotikeve, ky dyshohet se Emiljano Ramazani ka qene i perfshire vite me pare. Hetimi i prokurorisë së Elbasanit per zbardhjen e plote te ngjarjes dhe identifikimin e autoreve vazhdon.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EmiljanoRamazani#TopChannel

Recommended