Top News - Provoi vaksinën kundër koronavirusit/ Virologia: Jam shumë mirë …

  • 4 years ago
Kanë kaluar dy muaj që kur iu nënshtrua administrimit të vaksinës kundër koronavirusit dhe virologia Elisabbetta Groppelli, studiuese në St.George të Londrës, thonë se ndihet shumë mirë dhe nuk ka pasur ?asnjë efekt të rëndësishëm anësor?.


Groppelli është një ndër të parët që e kanë provuar vaksinën dhe përgjatë kësaj periudhe, nuk ka përjetuar shqetësime të mëdha.

?Disa prej nesh kanë pasur dhimbje në zonën e injeksionit, lodhje dhe temperaturë të lehtë, por të gjithë këto janë reaksione normale?, shprehet ajo. Vaksina po hyn këto ditë në fazën e tretë dhe të fundit që është eksperimentimi tek njeriu. Virologia shton megjithatë se është ende shumë shpejt për të vlerësuar efektet përfundimtare të saj.

?Nuk jemi ende të sigurtë nëse ky reagim imunitar i përfituar është në gjendje të mbrojë nga sëmundja: për momentin, qarkullimi i virusit është reduktuar shumë dhe nuk e dimë nëse vullnetarët nuk janë infektuar sepse kanë arritur të krijojnë imunitet apo sepse nuk kanë rënë në kontakt me sëmundjen?, shprehet ajo.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Virologia#TopChannel

Recommended