Top News - Ushtria zbret në Sicili/ 100 emigrantë shkelën karantinën dhe ikën nga qendra e pritjes

  • 4 years ago
Ministrja e brendshme italiane Luciana Lamorgese tha se do të dërgohet ushtria në sicili pasi rreth 100 emigrantë shkelën karantinën dhe u larguan nga një qendër pritjeje të hënën. Lamorgese tha se pjesa më e madhe e tyre ishin gjurmuar dhe kishin rezultuar negativ për koronavirusin. Por, guvernatori i Sicilisë, Nello Musumeci, tha në facebook se cështja e emigracionit po trajtohej jo me kujdesin e duhur duke shtuar se sicilia nuk ishte një koloni. Emigrantët raportohet se u larguan nga një qendër e ruajtur nga njësitë të mbrojtjes civile në qytezën porto Empedolce në sicilinë perëndimore ku ata duhej të qëndronin në karantinë për 14 ditë. Në qendër ndodheshin 500 emigrantë edhe pse ajo kishte kapacitet për vetëm 100. Incidenti vjen pasi 184 emigrantë, të gjithë negativë për covid 19, u larguan nga një tjetër qendër në Caltanissetta të sicilisë, të dielën. Ministri i jashtëm Luigi di maio tha se 125 prej tyre ishin gjetur por shprehu shqetësim se incidente të tilla mund të dëmtojnë përpjekjet e italisë për të kontrolluar krizën e koronavirusit. ?Virusi nuk është larguar. Qytetarët italianë, ashtu si edhe unë, duhet të vazhdojmë ti bindemi rregullat që ne kemi vendosur dhe e njëjta gjë vlen edhe për turistët dhe për ata që kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare?, tha ai. Italia po njeh këto kohë një fluks në rritje emigrantësh nga tunizia, që po vë në vështirësi sërish qendrat e emigrimit.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Italy#Quaratine#TopChannel