Wake Up/ 15 vatra zjarri në 24 orët e fundit, vetëm në Tiranë

  • 4 years ago
Stina e verës shënon më shumë raste të zjarreve, shumica nga pakujdesia por nuk mungojnë edhe ato që vihen në mënyrë të qëllimshme. Temperaturat e larta por dhe djegia e djegia e shkurreve dhe ferrave e barishteve të thata për hapjen e tokave të reja apo kullota, apo krijimin e hapësirave për ndërtim bëjnë që zjarret të përhapen më lehtësisht. Këto të fundit kanë qenë shkak për shumë vatra zjarresh në zonat periferike të Tiranës e jo vetëm. Po ashtu bombulat e gazit mbeten problem gjatë gjithë kohës ndaj ekspertët i këshillojnë qytetarët që të marrin masat për sigurinë e tyre. Në shumë raste edhe një cigare e vetme ka mjaftuar që zjarri të marrë përmasa të konsiderueshme. Rrjedhimisht forcat e shërbimit zjarrfikës kanë edhe më shumë punë në këtë periudhë. Komisar Arben Cara, Shef Sektori i MZSH Nr.3 (Njësia e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi) tha se vetëm 24 orët e fundit në Tiranë janë shënuar 15 vatra zjarri. Zonat më të prekura sipas tij kanë qenë ajo e Kasharit dhe Dajtit.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended