Ora News - Lushnje: 33 vjeçarja me probleme mendore 8 muajshe shtatzene, arrestohet 56 vjeçari
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Një 56-vjeçar nga Lushnja është arrestuar nga Policia pasi akuzohet për marrëdhënie seksuale me një 33-vjeçare me probleme të shëndetit mendor, e cila nga ekzaminimet është 8 muajshe shtatzanë. Historia tronditëse e abuzimit është denoncuar nga të afërmit e vajzës.

Një histori abuzimi seksual është zbuluar në Lushnje. Një 56 vjeçar u vu në pranga nga Policia, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 33-vjeçare me aftësi të kufizuara mendore.

Sipas policisë, 33-vjeçarja nga ekzaminimet e kryera ka rezultuar 8 muajshe shtatzanë.

Burimet thonë se kanë qenë të afërmit e vajzës që kanë bërë denoncimin për abuzim në policinë e Lushnjes, e cila pas hetimeve ka arritur tek 56 vjeçari.

I identifikuar me emrin Edi Bushi, burri është ndaluar nga Policia ndërsa vijon hetimi nësë abuzimi me 33 vjeçaren me probleme të shëndetit mendor ka qenë i vazhdueshëm.

Këtë verë janë zbuluar disa raste të abuzimit seksual, ku dy janë me persona me probleme të shëndetit mendor dhe tre me fëmijë.

Në Kukës, dy vellezër u arrestuan për abuzimin me një të re nga Kosova me probleme të shëndetit mendor e fizik.

Në muajin maj, në Tiranë u zbulua historia tronditëse e abuzimit të një 15-vjeçareje në Tiranë nga roja i shkollës dhe disa të rinj.

Dy raste të tjera të ngacmimit seksual të fëmijëve u zbuluan në Durrës e Berat, për të cilët dy persona janë lënë në qeli nga Gjykata.

Në Berat, një 48-vjeçar u arrestua pasi ngacmoi seksualisht një 5-vjeçare të cilën sipas dëshmisë në polici e gënjeu me embëlsira e kumbulla për ta futur në shtëpi.

Një 56-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi akuzohet se ka kyer veprime të turpshme ndaj ty të miturave, përkatësisht 9 dhe 13 vjeçe.

Në Korçë e Vlorë ndërkohë dy burra u arrestuan pasi akuzohen se ngacmuan seksualisht vajzat e tyre të rritura.


Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/lushnje-33-vjecarja-me-probleme-mendore-8-muajshe-shtatzene-arrestohet-56-vjecari/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended