Top News - Dronë nënujorë/ Putin për marinën ruse: Do pajiset me armë bërthamore
  • 4 years ago
Presidenti rus Vladimir Putin tha të dielën se marina ruse do të jetë e armatosur me armë hipersonike bërthamore dhe dronë bërthamorë nënujorë, për të cilat ministria e mbrojtjes tha se ishin në fazën e tyre të fundit të testimit.


Putini, i cili thotë se nuk dëshiron një garë armësh, ka folur shpesh për një gjeneratë të re të armëve bërthamore ruse, për të cilat thotë se janë të paarritshme dhe mund të godasin pothuajse kudo në botë. Disa ekspertë perëndimorë kanë vënë në dyshim aftësinë e tyre. Armët, disa prej të cilave nuk janë dislokuar ende, përfshijnë dronin bërthamor nënujor Poseidon, të projektuar për tu transportuar nga nëndetëse, dhe raketa hipersonike Tsirkon (Zircon), e cila mund të vendoset në anije sipërfaqësore.

Kombinimi i shpejtësisë, manovrimit dhe lartësisë së raketave hipersonike, të afta për të udhëtuar me më shumë se pesë herë shpejtësinë e zërit, i bën ato të vështira për t?u ndjekur dhe përgjuar. Duke folur në Shën Petersburg në paradën vjetore të marinës që tregon anijet më të mira të Rusisë, nëndetëset bërthamore dhe aviacionin detar, Putini tha se aftësitë e marinës ruse po rriten dhe do të shtonin në arsenal edhe 40 anije të reja këtë vit.

Ai nuk specifikoi se kur do të merreshin armët e reja hipersonike, por sugjeroi se dita po afrohej. Putini vitin e kaluar kërcënoi të vendosë raketa hipersonike në anije dhe nëndetëse që mund të zënë pritë pranë ujërave territoriale të Shteteve të Bashkuara, nëse Shtetet e Bashkuara do të vendosin armë bërthamore me rreze të mesme veprimi në Evropë.

Uashingtoni nuk ka vendosur raketa të tilla në Evropë, por Moska është e shqetësuar se mund ta bëjë në gjë të tillë.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#VladimirPutin#Russia#TopChannel
Recommended