Top News - Evropa pret valën e dytë/ Mbyllen baret e natës në Katalonjë

  • 4 years ago
Zyrtarët spanjoll të shëndetësisë kanë paralajmëruar se vendi mund të ketë hyrë tashmë në valën e dytë të koronavirusit ndërsa franca, gjermania dhe belgjika, të gjitha, kanë raportuar rritje të ndjeshme të rasteve. Qeveria në katalonjë, në spanjën veri lindore, thotë se të gjitha klubet e natës dhe baret e vona në rajon do të mbyllen për dy javët e ardhshme, si pasojë e një rritjeje të infektimeve. Kur nuk ka kaluar ende një muaj që kur spanja i dha fund gjendjes së emergjencës, qytete mes të cilëve barcelona, zaragoza dhe kryeqyteti madrid, kanë parë një rritje infektimesh. Ministria spanjolle e shëndetësisë raportoi më shumë se 900 raste të reja të virusit të premten. Në mënyrë të vecantë, është shqetësues infektimi mes të rinjve. Rreth 8 mijë raste të reja janë diagnostikuar në katalonjë gjatë 14 ditëve të shkuara, shifër kjo që përbën thuajse gjysmën e 16410 rasteve të konfirmuara në të gjithë spanjën. Franca ka paralajmëruar qytetarët e saj të mos udhëtojnë drejt katalonjës ndërsa norvegjia tha se do të fillojë të fusë në karantinë të gjithë ata që kthehen nga spanja. Në të gjithë evropën në fakt, vendet po i kujtojnë njerëzve nevojën për vigjilencë në mesin e rritjes së numrave ndërsa sezoni i pushimeve verore vazhdon. Ka një frikë në rritje se virusi po përhapet nga njerëzit që shkojnë në bare dhe klube nate dhe kufizimi i tyre mund të jetë i nevojshëm për të ndaluar rritjen e rasteve. Të enjten, qeveria lokale në rajonin e murcias urdhëroi 32 mijë banorë të totanës të kthehen sërish në izolim pasi 55 raste të reja u lidhën me një bar në qytet. Por rritje të shifrave ka patur edhe në francë.1062 raste të reja u raportuan të enjten në vend ndërkohë që të premten, macron thirri në një mbledhje emergjence këshillin e mbrojtjes së vendit për të diskutuar mbi masat e reja që duhen marrë. Në gjermani, të premten u raportuan 815 raste të reja të koronavirusit, një rritje e ndjeshme kjo krahasuar rreth 500 që raportoheshin një javë më parë. Edhe në belgjikë numri i infektimeve javore është rritur me 89 për qind dhe një tre vjecare është bërë viktima më e re në vend e koronavirusit.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Evropa#TopChannel

Recommended