Manastirliu flet me maskë kundër Covid në Kuvend: Ndëgjegjësohuni, vendet në spitale po ezaurohen
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu kërkoi ndërgjegjësimin e deputetëve për të miratuar aktin normativ që ndalon lokalet e natës dhe diskot.

?Ftoj që përveçse ta miratojmë këtë akt normativ të mundemi që të japim shembullin duke mbajtur maskë. Nuk ka sakrificë vendosja e maskës, duhet të kthehet në rutinë. Nuk ka më normalitet të vjetër, ashtu sic ishim nuk do të jemi më, deri kur të dalë vaksina?

Manastirliu kërkoi gjithashtu dhe ndërgjegjësimin për mbajtjen e maskave.

?Nëse ju refuzoni të mbani maskën sigurisht që nuk mund të jeni shembulli më i mirë për tu marrë sa i takon masave që të gjithë së bashku duhet të zbatojmë. Kjo nuk është një maskë se po vë qeveria por është e propozuar nga ekspertët e pranuar si domosdoshmëri për të parandaluar virusin vdekjeprurës.

Manastirliu shprehu shqetësimin për rritjen e numrit të të infektuarve cka do detyrojë të hapen dhe dy spitale të tjera.

?Në të dy spitalet kemi mbi 120 të shtruar dhe dhjetra të tjerë që janë të dyshuar dhe shtruar në spitale. Do të thotë që shumë shpejt do të ezaurojmë spitalet e dedikuara e do të shtrihemi në hapjen e dy spitaleve COVID-3, COVID-4

Si është më e mirë të hapim dy spitale të tjera apo të vendosim maskën dhe të ulim së bashku rriskun e infeksionit dhe të të infektuarve? Kjo kërkon mobilizim dhe nuk duhet ta bëjmë vetëm për veten tonë por për të ardhmen tanë.?



Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/manastirliu-flet-me-maske-kunder-covid-ne-kuvend-ndegjegjesohuni-vendet-ne-spitale-po-ezaurohen/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended